Young Zerka sjell duetin e radhës me titull “Murder”

Reperi shumë i dashur nga shqiptarët Young Zerka ka publikuar projektin e ri muzikor.
Young Zerka kishte paralajmëruar në llogarinë e tij në Instagram këngën e re disa javë më parë, shkruan lajmi.net.
“Murder” quhet kënga e tij e fundit e cila është duet me artisten e re në treg Laura.
Projektit të ri muzikor Young Zerka dhe Laura i kanë bashkangjitur edhe video klipin ku shfaqen të dy me shumë stil.