Selmani vendimtar në finale, Hammarby fiton Kupën e Suedisë

Astrit Selmani pati fatin të gjuante penalltinë vendimtare në finalen e Kupës së Suedisë.
Hammarby fitoi pas ekzekutimit të penalltive kundër Hacken, pasi koha e rregullt u mbyll pa gola 0-0.
Hammarby e fitoi për herë të parë këtë trofe, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, Selmani është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës dhe do të grumbullohet të hënën në përgatitje për sfidën me San Marinon.
/Indeksonline/