Brooklyn Nets arrijnë fitore bindëse ndaj Boston Celtics në ndeshjen e 4-të të “Play Off-it”

Brooklyn Nets kanë arritur një fitore të rëndësishme ndaj Boston Celtics në udhëtim.
Nets në krye me Kevin Durant arritën të dalin triumfues nga TD Garden në Boston duke marrë fitoren e tretë në serinë e “Play Off-it” në kuadër të NBA, shkruan lajmi.net.
Me këtë fitore, Nets udhëheqin 3-1 me fitore ndaj Celtics.
Rezultati i çerekëve, Boston Celtics – Brooklyn Nets: (34-33), (26-40), (31-39) dhe (35-29).
Basketbollistët kryesorë për Nets ishin, Kevin Durant me 42 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime bashkë me Kyrie Irving me 39 pikë, 11 kërcime dhe dy kërcime.
Edhe James Harden pati një ndeshje fantastike ku regjistroi 23 pikë, pesë kërcime dhe 18 asistime.
Jason Tatum ishte më i miri në kampin e Celtics me 40 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime bashkë me Fournier i cili pati 16 pikë dhe dy asistime.
Rezultati përfundimtar, Boston Celtics 126–141 Brooklyn Nets