75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Ndërron jetë avokati Ilaz Qerkini

Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Ilaz Qerkini. Lajmin e ka dhënë Oda e Avokatëve të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 31.05.2021, në ora 13:00 varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.

Avokati, Ilaz Qerkini u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 24.09.1973, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 24.02.1975 në Prishtinë./Indeksonline/