Pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Chelsea po kërkon dy super bomberat e Evropës

Chelsea është i interesuar për të nënshkruar me një super sulmues gjatë afatit kalimtar të verës.
Kampionët e Evropës po shikojnë nga afër sulmuesin e Dortmundit, Erling Haaland dhe atë të Interit, Romelu Lukaku.
Interi është duke u munduar për të rregulluar fondet dhe kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë belgun.

Po konsiderohet edhe Haaland i Borussia Dortmund. Norvegjezi është nën kontratë me skuadrën e Bundesligës deri në vitin 2024 por ka një klauzolë lirimi të raportuar 75 milionë euro, e cila hyn në fuqi në verën e vitit 2022. /IndeksOnline/
