75 Mall Live Search
17:14 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Marclei Cesar flet pas largimit nga Arbëria: “Shpresoj që një ditë të fitoj tituj në Kosovë”

Të paktë janë lojtarë jo-kosovar që lënë shenja në Superligën e Kosovës në sezonin e parë.

Por, me brazilianin, Marclei Cesar ishte tjetër tregim. Ai, jo që la shenja, por pati një sezon tejet të mirë e që duhet vlerësohet.

Ai fillimisht u transferua tek Feronikeli, ku nuk pati minutazh. Në janar ai u transferua tek ekipi i Arbërisë.

Tek skuadra nga Lipjani ai arriti të shënoj gola të shumtë.

May be an image of 1 person, standing, playing football and grass

Ai e mbylli sezonin me 12 gola, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë i Superligës.

Fatkeqësisht, Marclei me shokë nuk arritën të shpëtojnë Arbërinë nga rënia.

“Kuq e zinjtë” do të jenë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm. Marcleit i ka përfunduar kontrata me Arbërinë dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Në një prononcim për Indeksonline, ai falënderoi Arbërinë për mundësinë e dhënë dhe i dëshiroj “Kuq e zinjve” rikthim sa më të shpejtë në Superligë.

“Unë nuk jam më në klub. Unë dhe bashkëlojtarët dhamë më të mirën pro për shkak se nuk kishim vend të caktuar për t’u stërvitur, ndryshimit të stadiumit dhe disa gjëra tjera dëmtuan klubin tonë. Unë falënderoj Arbërinë për mundësinë e dhënë dhe shpresoj që klubi të rikthehet sa më shpejt në Superligën e Kosovës dhe të arrij gjëra të mëdha”, tha braziliani fillimisht.

Tutje, Marclei foli për ofertat që ka dhe të ardhmen e tij.

May be an image of 1 person, standing, playing football and grass

“Disa klube nga Kosova, Shqipëria dhe vendeve tjera janë interesuar për mua. Për momentin po vlerësoj dhe po shikoj se cili është opsioni më i mirë për mua”, shtoi sulmuesi nga Brazili.

Marclei e vlerësoj lart kampionatin e Kosovës dhe u shprehë se shpreson që në një të ardhme të fitoj tituj këtu.

“Është një futboll i fuqishëm më shumë energji dhe luhet nga fillimi deri në fund, me shumë skuadra që luftojnë për të qenë kampion. Janë disa probleme që duhet rregullohen si fushat sintetike por në përgjithësi mua vërtet më pëlqen të luaj në këtë vend dhe shpresoj që një ditë të fitoj tituj këtu”, përfundoi Marclei.

Braziliani me Arbërinë shënoi 9 gola, kurse me Feronikelin 3 gola. Ky ishte sezoni i parë për të në SUperligën e Kosovës./Indeksonline/

May be an image of one or more people and text that says 'VICE-ARTILHEIRO VICE MARCLEI CESAR CHAVES SANTOS 100 2 RUZONG 18 APP ? 12 GOALS 4 ASSISTIS Tmg'