Të shtëna me armë në Podujevë, arrestohen 5 persona, u sekuestrohen armë

Policia në Podujevë sot rreth orës 17:00 ka marrë informatë për të shtëna me armë në shatin Batllavë të Podujevës.
Pas kësaj janë arrestuar pesë persona, të cilëve u janë sekuestruar edhe armë zjarri.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Prishtinë, 31 maj 2021- Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës.
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetë dhe sekuestruar:
– një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë
– një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.
Personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”./Indeksonline/


