75 Mall Live Search
21:59 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Naomi Osaka tërhiqet nga ‘French Open’ për shkak të shëndetit mendor

Tenistja numër 2 në botë, Naomi Osaka është tërhequr nga “French Open”.

Ajo është tërhequr pasi ka dëshiruar t’i jap përparësi shëndetit të saj mendor, transmeton Indeksonline.

Osaka kishte kërkuar që të mos jepte intervista për media gjatë turneut, por kjo ju kishte refuzuar dhe ishte kërcënuar se do të dënohej me 15 mijë dollarë.

“Gjëja më e mirë për turneun, lojtarët e tjera dhe mirëqenien time është që të tërhiqem në mënyrë që të gjithë të kthehen në përqendrimin në tenisin që po zhvillohet në Paris,” tha ajo në një deklaratë.

“E vërteta është se unë kam vuajtur periudha të gjata depresioni që nga US Open në 2018 dhe e kam pasur vërtet të vështirë ta përballoj atë.”

“Kushdo që më njeh unë jam introvert,” tha Osaka ndër të tjera në postimin e saj./Indeksonline/