Maldini ndez tifozët e Milanit, mban një fjalim emocionues para “Casa Milan”

Tifozët e Milan “Curva Sud” janë vendosur sot para ndërtesës së klubit.
Në “Casa Milan” po i prisnin disa nga drejtuesit të klubit si Maldini, Massara dhe anëtarë tjerë të klubit.
Maldini para tifozëve mbajti një fjalim emocionues që ndezi atmosferën.
“Faleminderit djem për mbështetjen tuaj gjatë viteve, mund ta them si lojtar ashtu edhe si menaxher. Ky është vetëm fillimi, është një synim, por është një pikënisje, jo një pikë mbërritje. Ne i përballuam besoj në mënyrën e duhur. Ne jemi Milani dhe duhet të jemi protagonistë . Faleminderit përsëri”, u shprehë Maldini para tifozëve.
Skuadra e Milan u rikthye në Ligën e Kampioënve pas 8 viteve. Këtë sezon, ata u rënditën në pozitën e dytë në Serie A./Indeksonline/