Sot fluturimi i i parë i kompanisë ajrore malazeze, pasagjerët e parë janë të veçantë

Kompania e parë ajrore malazeze sot do të ketë fluturimin e parë. Avioni i parë i Air Montenegro do të niset sot drejt Sarajevës me ekipin kombëtar të futbollit të Malit të Zi.
Air Montenegro thotë se tani për tani, ata po fluturojnë me një aeroplan që është plotësisht i gatshëm për operacione dhe se një avion tjetër do të jetë gati të ngrihet së shpejti, raporton shërbimi publik malazes RTCG.
Fluturimi i parë komercial i Air Montenegro është planifikuar për 10 qershor për në Beograd, shkruan Indeksonline.
Futurimet do të realizohen nga Tivat dhe Podgorica në baza ditore. Bileta në linjën Tivat-Beograd do të kushtojë 109 euro.
Air Montenegro gjithashtu do të fluturojë për në Banja Luka nga 27 qershor dhe në Lubjanë nga 29 qershor./Indeksonline/