75 Mall Live Search
14:02 / E Martë, 01 Qershor 2021 / AR

Nesër jepen dozat e dyta kundër Covid-19 për punëtorët shëndetësor

Nesër në sallën “1 Tetori” do të jepen dozat e dyta të vaksinës kundër Covid-19 për punëtorët shëndetësor.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

01. 06. 2021

Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për  marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.

Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.

Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!