Dy projekte brenda një jave, verë e nxehtë për Dinin

Këngëtari i talentuar kosovar, Dini po vazhdon me projekte të reja.
Vetëm në muajin maj, saktësisht brenda një jave ka lansuar dy projekte. “Për ty” dhe “Në ditëlindje” janë dy projektet e reja të këngëtarit kosovar që jeton në Zvicër.
Dini ka thënë se nuk e ka në plan që të ndalet me kaq duke paralajmëruar edhe projekte të tjera gjatë këtij viti.
Një i radhës pritet të lansohet në verë, ndërsa shpejt pritet të fillojnë xhirimit e klipit.