75 Mall Live Search
20:09 / E Martë, 01 Qershor 2021 / OSH

Asnjë viktimë dhe 22 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Edhe sot Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 661 testime të bëra janë regjistruar 22 raste të reja, transmeton Klankosova.tv

Numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor në spitale ka rënë sërish.

Autoritetet shëndetësore bën të ditur se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët shtatë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 persona.