75 Mall Live Search
22:37 / E Martë, 01 Qershor 2021 / OSH

Javën e ardhshme nis vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vaksinimit masiv kundër COVID-19 të qytetarëve që nga java e ardhshme.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës, Lufti Haziri, i cili thotë se deri në vaksinim të plotë duhet t’u përmbahemi të gjitha rekomandimeve të profesionistëve.

“Lajm i mirë është që në Gjilan i kemi bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme të fillojnë me vaksinim masiv kundër COVID-19. Deri tani në Gjilan janë vaksinuar 2846 qytetarë, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë. Deri në vaksinim të plotë duhet t’u përmbahemi të gjitha rekomandimeve të profesionistëve për një Gjilan pa #COVID-19”, është shprehur Haziri.