Prishtinasi bie me veturë në gropë, ajo iu dëmtohet keq!

Një qytetar ka ngecur me veturën e tij në Prishtinë saktësisht në rrugën “Sali Nivica” pasi ra në një gropë, shkruan IndeksOnline.
Në një video që ka publikuar faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” shihet se një veturë e tipit “Audi” është bllokuar pasi njëra gomë e veturës ka rënë në gropë.
Sipas kësaj faqeje, kjo rrugë është në gjendje të mjerueshme tash e tre muaj.
Po ashtu, në video shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme./IndeksOnline/