Suharekë: Në ditën e fëmijëve, drejtori rrah nxënësin në oborrin e shkollës

Një nxënës nga Suhareka ka raportuar në Policinë e Kosovës, se gjatë ditës së djeshme është rrahur nga drejtori i shkollës në oborr të shkollës.
Tutje nuk bëhen të ditura rrethanat se si ka ndodhur deri tek ky rast.
“Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, theksohet në raportin 24 orësh të Policisë.