Ministri Mehaj i lumtur për ngritjen e flamurit të Kosovës në Kuvajt

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur i lumtur pas ngritjes së flamurit të Kosovës në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt.
“Jam shumë i lumtur që sot për herë të parë ngritet Flamuri i Republikës së Kosovës në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve).

Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën, andaj me këtë rast e falënderojmë Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët“, shkroi ai në Facebook./Indeksonline/