75 Mall Live Search
22:18 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / OSH

Përparim Rama tha se është apartiak, ky është komenti i Xhafer Tahirit

Një nga figurat kyçe të LDK-së, Xhafer Tahiri e ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kandidatit për Prishtinën nga kjo parti, Përparim Rama.

Ai tha se vetë fakti që Rama e ka pranuar programin e LDK-së, është pjesë e saj.

Tutje Tahiri shtoi se arkitekti gëzon përvojën e duhur dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr me kryeqytetin.

“Po tash, vetë fakti që ka pranuar programin e LDK-së, është pjesë e saj. Z. Rama gëzon dijen e duhur dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr me kryeqytetin.

Për qytetarët e Prishtinës, që besoj shumë se do të vlerësojnë drejtë, është zgjidhja më e mirë”, tha ndër të tjera Tahiri.