75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / Blerim

Skuadra ku luan futbollisti kosovar në krizë të madhe, i mbesin vetëm tetë lojtarë

Klubi i njohur turk, Denizlispor vazhdon të ketë probleme financiare.

Siç raportohet në mediat turke, klubi ku luan ylli kosovar, Veton Tusha po përballet me probleme të mëdha, saqë i është ndaluar transferimi i lojtarëve, shkruan IndeksOnline

Denizlisporit i duhen 10 milionë euro për ta hequr dënimin.

Gjendjen më të keqe e bën edhe largimi i shumë futbollistëve. Tani skuadra ka vetëm tetë lojtarë në dispozicion – përfshi edhe kosovarin nga Kaçaniku, Veton Tusha.

Kujtojmë që Denizlispor ka rënë nga Superliga e Turqisë, kurse sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë ‘TFF’./IndeksOnline/