‘Dardanët’ arrijnë në Klagenfurt të Austrisë

Kombëtarja e Kosovës ka ateruar në aeroportin e Klagenfurtit të Austrisë.
‘Dardanët’ sot pritet të zhvillojnë stërvitjen e fundit para miqësores së nesërme kundër Maltës, shkruan IndeksOnline
Stërvitja nis nga ora 17 e 30 në fushën e Klagenfurt.
Kujtojmë që ekipi i Challandesit në këtë ndeshje s’mund të llogarisë në treshen: Vedat Muriqi, Samir Ujkani dhe Lorik Emini./IndeksOnline/