75 Mall Live Search
17:26 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Policia arreston një person në Gjilan, në hambarë i gjejnë pushkë, pistoletë…

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan (NJHK) në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufc i epërm ( K.K. Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të personit të dyshuar mashkull kosovar (viti i lindjes 1967) janë gjetë dhe konfiskuar si dëshmi materiale:

  • një pushkë automatike me pesë (5) karikatorë,
  • njëqind e tetëdhjetë e katër (184) fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe
  • një pistoletë TT, me dhjetë (10) fishekë dhe
  • dy karikatorë (cal. 7.62)

Me urdhër të Prokurorisë  kompetente i dyshuari  dërgohet  për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore.