75 Mall Live Search
18:20 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Musliu-Shoshi pyet ministrin Murati për çështjen e pensioneve kontributdhënese për kategoritë e dala nga lufta

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në seancën e sotme ka ngritur cështjen e ndaljes së pensioneve kontributdhënëse nga Qeveria për kategoritë e dala nga lufta.

Ajo ka pyetur ministrin Hekuran Murati se çfarë veprime po ndermarrin si Qeveri lidhur më këtë cështje.

“Kam një pyetje për kategoritë e dala nga lufta siç janë invalidet, familjet e dëshmorëve si dhe viktimat civile të cilat nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga skemat pensionale kontributdhënëse. Avokati i Popullit dhe institucionet tjera relevante në vazhimësi kanë terhequr vërejtjen se kushtëzimi i pensioneve kontributdhënësve është shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe në kundërshtim të plotë me standardët e përcaktura nga organizata ndërkomëbtare e punës”, ka thënë ndër të tjera Musliu Shoshi.

Kliko këtu