75 Mall Live Search
23:53 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / OSH

Çifti Biden dalin në një park publik me biçikleta, Zonja e Parë e ShBA-ve festoi ditëlindjen e 70-të

Presidenti amerikan, Joe Biden së bashku me gruan e tij, Jill, nuk ishin në Shtëpinë e Bardhë sot.

Çifti ishin në shtetin Delaware. Atje u festua ditëlindja e 70-të e Zonjës së Parë të ShBA-ve, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, ata patën një udhëtim të qetë me biçikletë poshtë “Gordon’s Pond Trail”, i cili nuk ishte e mbyllur për qytetarët sipas Shërbimit Sekret.

Qytetarët që kaluan andej e përshëndetën çiftin Biden./Indeksonline/