Treni godet veturën në Dush të Klinës, një person i lënduar (Foto)

Treni i linjës Prishtinë-Pejë ka goditur sot një veturë në fshatin Dush të Klinës.
Një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në emergjencë, transmeton IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore në zyrën e kryeministrit.
Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me hetimin e rastit./IndeksOnline/
