Skocezi u ribashkua me kuletën e tij pas 17 vjetësh

Një skocez, kuleta ë të cilit u vodh para 17 vjetësh në një bar, u ribashkua me të pasi u gjet brenda një kaçubeje afër biznesit.
37 vjeçari Ryan Seymour nga Lochgelly, tha se fillimisht ishte konfuz kur një polic e kontaktoi në Facebook duke e pyetur nëse i mungonte një kuletë.
“Fillimisht thash se jo, por më pas më tha se ishte fjala për 20 vjet më parë”, shkroi Seymore në Twitter, transmeton Klan Kosova.
“Fillova të mendoj dhe më pas thash se ‘po, më kujtohet tani që e përmendët, e kisha humbur kohë më parë’”.
Seymour tha se kuletën ia kishin vjedhur gjatë një nate në barin Elizabethan në Dunfermlinë para 17 vjetësh.
“Po luaja bilardo me një shok timin. Shkova në tualet me portofol në dorë dhe e vura poshtë cisternës. Disa sekonda pasi dola jashtë, kuptova që e kisha harruar. U ktheva dhe e pash se ajo tashmë ishte zhdukur. Dikush kishte hyrë pas meje dhe e kishte marrë”, deklaroi ai.
Seymour shtoi se përmbajtja e portofolit ishte kryesisht e paprekur, me përjashtim të parave prej 85 dollarësh që ai mban mend se i kishte pasur brenda.
Kuleta përmban ende kartën e tij të anëtarësimit të dyqanit të video kasetave dhe një ID të punës së vjetër.