Dita Botërore e Mjedisit, Imri Ahmeti pastron Janjevën

Sot është duke u shënuar Dita Botërore e Mjedisit me shumë aktivitete.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me UN Kosovo, Eulexin dhe organizata tjera ndërkombëtare kanë shkuar në Janjevë, transmeton Indeksonline.
Ahmeti së bashku me aktivistë tjerë kanë pastruar një pjesë të qytezës së Janjevës.
Ai me anë të një postimi ka inkurajuar rritjen e veprimit për mbrojtjen e mjedisit./Indeksonline/