S’ka vend për Rashicën në Aston Villa, klubi anglez afër marrëveshjes me anësorin argjentinas

Skuadra e Aston Villas duket se nuk do ta transferoj yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Klubi nga Premierliga është afër marrëveshjes me anësorin, Emiliano Buendia, shkruan IndeksOnline
Ashtu siç raportojnë mediat angleze, futbollisti argjentinas do t’i kushtoj klubit plotë 35 milionë euro.
Aston Villa are confident to complete Emi Buendia signing in the next hours, as @charles_watts reported earlier today. Arsenal opening bid was turned down days ago – #AVFC now in advanced talks with Norwich , last details to complete the agreement around €35m. ?? #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 5, 2021
Gjatë sezonit të kaluar, 24-vjeçari bëri 39 paraqitje me Norëich Cityn – duke shënuar 15 gola dhe 17 asistime.
Kujtojmë që Villa ishte i interesuar për shërbimet e Milot Rashicës, madje sezonin e kaluar ishte shumë pranë futbollistit ‘Dardan’./IndeksOnline/