75 Mall Live Search
13:25 / E Diele, 06 Qershor 2021 / OSH

Kololli konfirmon largimin nga Zurich: Një eksperience të bukur i erdhi fundi

Futbollisti kosovar, Benjamin Kololli ka konfirmuar largimin nga skuadra e Zurich.

Kololli përmes një postimi në faqen zyrtare ka falënderuar tifozët, trajnerin dhe klubin për mbështetjen, transmeton Indeksonline.

Benjamin Kololli që tre vite është pjesë e gjigantit zviceran.

Në këto 3 vite, Kololli ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit. Ai po kërkon që të transferohet tek një ekip më i madh./Indeksonline/