Një veturë kaplohet nga flakët Kaçanik, brenda ishin prindërit me tre fëmijët e tyre, asnjë i lënduar

Një veturë është kapluar nga flakët në fshatin Nikaj të qytetit të Kaçanikut.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Një automjet është kapluar nga flaka drejtimi i lëvizjes së tij ka qenë prej Hanit të Elezit në drejtim të Prishtinës. Në veturë kanë qenë një çift me tre fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime”
“Kur kanë arritur në fshatin Nikaj të Kaçanikut e kanë parë se po del tym nga vetura. Ata kanë ndaluar dhe veturën e kanë kapluar flakët. Në vendin e ngjarjes kanë ardhur zjarrëfikësit, vetura është djegur tërësisht. Personat janë shqiptar të Maqedonisë të Veriut, automjeti poashtu me targa të Maqedonisë së Veriut”, u shprehë ai./Indeksonline/