75 Mall Live Search
15:27 / E Diele, 06 Qershor 2021 / OSH

Shkon në 80 mijë e 126 numri i të vaksinuarve në Kosovë

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19”, kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, transmeton “Indeksonline”.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.

Ndërsa sa i përket të shëruarve vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.

Në total numri i rasteve aktive është 1.198.