Mariah Carey i jep fund kontratës me ‘Roc Nation’ pas debatit me Jay Z

Mariah Carey nuk është nën menaxhimin e Roc Nation.
Sipas një personi të afërt, këngëtarja kishte pasur një debat të ashpër me themeluesin, Jay-Z, transmeton Indeksonline.

Gjatë një takimi thuhet se gjërat kanë dalë nga kontrolli.
“Mariah dhe Jay kishin një takim ‘ të ashpër’ dhe nuk ka shkuar mirë. Ajo e bëri të ditur se nuk dëshiron të ketë më asnjë lidhje me të dhe u largua zyrtarisht nga grupi” tha një burim për ‘The Sun’.
Kompania e ka eliminuar Mariah nga lista e artistëve që përfaqësojnë. Ajo ishte pjesë e tij që nga viti 2017./Indeksonline/
