Kosova fillon stërvitjet në Turqi, para ndeshjes me Guinenë

Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar sot në Antalia të Turqisë.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka krijuar grup tjetër të futbollistëve, kryesisht që nuk janë ftuar më herët të ekipi ynë kombëtar.
Pasditën e sotme, futbollistët kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Turqi, shkruan Indeksonline.
Gjatë kampit 6 ditorë, ‘dardanët’ do të ballafaqohen me Guinenë më 8 qershor dhe me Gambinë më 11 qershor.
/Indeksonline/