75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / k.v

Tre të arrestuar në Komoran, rrahën një person pas një mosmarrëveshje në trafik

Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar pasditen e së dielës në Komoran të Drenasit, raporton IndeksOnline.

Pas një mosmarrëveshje rreth një aksidenti, shtetasit e Shqipërisë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një kosovar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orën 16 e 30 minuta dhe më të pranuar informatën, pjesëtarët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Ndërsa personi i lënduar ka pranuar tretmanin mjekësor dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore./IndeksOnline/