75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / k.v

Tentoi ta vras një person në Deçan, policia e arreston të dyshuarin dhe ia konfiskon armën

Është arrestuar një person në Deçan, pasi që ka shtënë me armë në drejtim të një mashkulli, transmeton IndeksOnline.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/