Ministria Zvicerane e Drejtësisë paralajmëron UEFA-n dhe FIFA-n: Nuk mund të hakmerreni ndaj Realit, Barcës dhe Juves

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë kërcënuar se do të dënohen nga UEFA dhe FIFA pasi që nuk hoqën dorë nga organizimi i Superligës së Evropës.
Megjithët, Ministria Zvicerane e Drejtësisë ka paralajmëruar se nuk mund të sanksionohet asnjë nga këto skuadra.
Sipas RVV të Cadena, të dy institucionet kanë marrë njoftimin zyrtar, shkruan Indeksonline.
Gjykatësi Manuel Ruiz de Lara tashmë u mbështet në jurisprudencën e çështjes pasi ai është i njëjti gjyqtar që e ngriti atë në Gjykatën Spanjolle të Drejtësisë, e cila nga ana tjetër bëri të njëjtën gjë me zviceranët.
Është i njëjti gjyqtar që ngriti një pyetje paraprake përpara Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian për të vendosur nëse UEFA dhe FIFA ushtrojnë një monopol.
As UEFA dhe as FIFA nuk kanë vendosur ende nëse ata do të vazhdojnë pavarësisht gjithçkaje apo nëse revokojnë dosjen disiplinore të hapur nga organi më i lartë Evropian më 25 maj. /IndeksOnline/