75 Mall Live Search
16:17 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / AR

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Nesër në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi dërguar mediave, shkruan Indeksonline.

Rendi i ditës:

 I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.     Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

6.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

7.     Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Mediat mund të marrim pamje në fillim të mbledhjes