75 Mall Live Search
16:59 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / AR

Albin Kurti merr dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19 të Astra-Zenecas.

Kurti e mori këtë vaksinë në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

MSH-ja njofton se tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës.

Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë. 

May be an image of 2 people, people standing, suit and outdoors

Njoftimi i plotë:

Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës. Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë. 

Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19./Indeksonline/