75 Mall Live Search
23:33 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

Sheikat e PSG-së e kanë hapur kuletën, afër ta transferojnë Donnarumman

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka raportuar se portieri italian, Gianluigi Donnarumma është afër të transferohet tek PSG.

Klubi francez është duke punuar që sa më shpejt ta mbyll marrëveshjen dhe testet mjekësore t’i kryejnë në kampin e kombëtares së Italisë, transmeton Indeksonline.

Për Donnarumman ka interes edhe nga Barcelona dhe Juventusi por ende nuk ka oferta.

Donnarumma u largua nga Milan në fund të këtij sezoni dhe momentalisht është lojtar i lirë./Indeksonline/