75 Mall Live Search
19:04 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

Deputeti i VV-së në takim me Nagavcin: Vajzat që bartin shami t’iu lejohet mësimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, në një takim me ministren e Arsmit, Arbërie Nagavci, kanë disutuar për të drejtën e shkollimit të secilit nxënës e nxënëse të Republikës, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se për shkak të një udhëzimi administrativ, vajzave që kishin vendosur të bartin shami, në menyrë selektive nga disa drejtorë të papergjegjshëm shkollash, nuk u është lejuar ndjekja e rregullt e mësimit.

Sipas tij kjo gjendje duhet të ndryshoj shpejt.

Postimi i plotë:

Në takim me ministren e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, diskutuam për të drejtën e shkollimit të secilit nxënës e nxënëse të Republikës.

Në të kaluarën për shkak të një udhëzimi administrativ të nxjerrur nga Arsim Bajrami, vajzave që kishin vendosur të bartin shami, në menyrë selektive nga disa drejtorë të papergjegjshëm shkollash, nuk u është lejuar ndjekja e rregullt e mësimit.

Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë!

Secila vajzë do të jetë e barabartë dhe nuk do te lejojmë diskriminimin ndaj askujt.