Vetura godet këmbësorin në Prishtinë!

Një veturë para pak minutash ka goditur një këmbësor prapa teatrit, më Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
Ajo tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ajo./IndeksOnline/