Remix i “Pa ty” nga Cricket, Muma dhe Dafina Zeqiri pritet mirë nga fansat
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/06/0-65-780x439-1.png)
Ditëve të fundit janë duke u publikuar mjaft projekte nga artistët shqiptar.
Por, një prej tyre ka arritur që të pritet jashtëzakonisht mirë nga audienca e gjerë.
Fjala është për këngën “Pa ty”, që erdhi si ‘remix’ mes Cricket, Muma dhe Dafina Zeqirit.
Për instrumentalin e projektit është përkujdesur Cricket, derisa teksti dhe melodia i është besuar Mumas.
Në klip dyshja shfaqen në mes të një lëndine, derisa interpretojnë për mrekulli prodhimtarinë muzikore
E publikuar dy ditë më parë, deri më tani “Pa ty” ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime.