75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / OSH

Qendra Emergjente në Gjilan, aty ku tymosja shkonë ‘flakë’ derisa pacientët presin për mjekim!

Qendra Emergjente në Gjilan vështirë t’i ngjasojë një ambienti ku kryhen shërbime të shumta mjekësore, kjo pasiqë një pjesë e saj po shfrytëzohet si mos më keq nga duhanpirësit.

Në një video të siguruar nga IndeksOnline, vërehet si mos më mirë gjendja aktuale atje.

Në ballkonin e kësaj qendre ku pacientët përditë marrin shërbime të ndryshme nga mantelbardhët, dy bidona janë thuajse përplotë me filtera të cigares, duke mos përjashtuar edhe hapësiren përreth.

Situata e tillë është shqetësuese kjo pasi secili institucion shëndetësor ka për detyrë udhëzimin për kurim të pacientëve, ambientet e të cilave duhet të kenë higjienë maksimale.

Megjithatë, kjo pjesë e Emergjencës duket të jetë kaq shumë e përshtatshme për duhanpirësit ‘emergjentë’./IndeksOnline/