Pusetat në ‘zemër’ të Prishtinës, paraqesin rrezik për shumë banorë

Këto puseta ndodhen pak metra larg sheshit “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, më konkretisht në rrugen “2 Korriku”. Të njëjtat paraqesin rrezik për të gjithë banorët e kësaj ane.
Ndonëse punimet për rregullimin e kësaj pjese të qytetit kanë nisur tash e saj javë, vazhdojnë të jenë në këtë gjendje.
Megjithëse është paraparë që punimet të përfundojnë më shpejt, tashme me këto puseta duket se nuk po merret askush, përveç që disa nga to po shfrytëzohen për hudhjen e mbeturinave.
IndeksOnline ka siguruar një video e cila e paraqet më së miri infrastrukturen e shëmtuar mu në zemër të Prishtinës./IndeksOnline/