75 Mall Live Search
17:13 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Sarri trajner i SS Lazios

Maurizio Sarri është trajneri më i ri i skuadrës së SS Lazios, duke zënë kështu vendin e Simone Inzaghit.

Tekniku italian zyrtarisht i është bashkuar ‘shqiponjës’ për dy sezonet e ardhshme, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Serie A përmes rrjeteve sociale.

“SS Lazio njofton se Sarri është trajneri i ri i ekipit të parë”, shkruhet në komunikatën e klubit

Sarri së fundi ishte pjesë e Juventusit, por u shkarkua nga detyra gjatë gushtit të vitit 2020./IndeksOnline/