Probleme te Franca! Giroud ‘godet’ Mbappen me deklaratë, ylli i PSG-së organizon konferencë?

Pak ditë para fillimit të Kampionatit Europian EURO20, kanë filluar disa probleme të vogla te kampi i Francës.
Ashtu siç raporton L’Equipe, Mbappe është tejet i zemëruar me disa komente të sulmuesit, Olivier Giroud, shkruan IndeksOnline
Kylian Mbappé was angry on Tuesday night following Olivier Giroud's comments that certain individuals weren't passing to him frequently enough – he felt so attacked & so angry, that he wanted to appear in a press conference to make a statement, according to L'Équipe.
— Get French Football News (@GFFN) June 9, 2021
Giroud të martën pasi shënoi dy gola kundër Bullgarisë, bëri një koment që ka prekur yllin e PSG-së.
Ai tha: “Ndonjëherë ju vraponi dhe topi nuk arrin te ju. Mendoj se ne duhet të kemi një lidhje më të ngushtë. Duhet ta gjejmë njëri-tjetrin, kaq e thjeshtë”
Kylian Mbappe branded 'embarrassing' as Olivier Giroud slams his performance against Bulgaria https://t.co/srVpQuISZp
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) June 9, 2021
Pas kësaj deklarate, Mbappe thuhet se ka kërkuar të paraqitej në konferencë për shtyp për ta bërë një deklaratë.
Aventurën në EURO20, Franca e nis të martën më 15 qershor dhe luan kundër Kombëtares së Gjermanisë./IndeksOnline/