75 Mall Live Search
08:59 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / AR

Vetëm 832 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 832.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COIVID-19 është 104,454.

Tashmë ka kohë që numri i të sheruarve është dukshëm më i madh se të infektuarve dhe kjo ka ndikuar që numri i rasteve aktive të zbresë në 832.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86,489 doza të vaksinës.