75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / Blerim

Po ndodhë! Manchester Unitedi i bën ofertë zyrtare Jadon Sanchos

Deri sot gjithçka ka qenë spekulim, por duket se tani në tavolinë skuadra e Borussia Dortmund ka pranuar ofertën e parë për Jadon Sancho.

BILD zbulon se Manchester Unitedi ka bërë ofertën e parë zyrtare për futbollistin e Kombëtares së Anglisë, Jadon Sancho, shkruan IndeksOnline

Nuk dihet shifra e saktë e ofertës, por ‘Djajtë e Kuq’ tani janë futur seriozisht në garë për t’i siguruar shërbimet e anglezit.

Sancho me Dortmundin ka kontratë deri në vitin 2023. Gjatë sezonit të kaluar, 21-vjeçari bëri 26 paraqitje në Bundesliga, shënoi 8 gola dhe asistoi në 12-të.

Vlera e tij sipas sajtit ‘Transfermarkt’ është 100 milionë euro./IndeksOnline/