Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacientë për trajtim me COVID-19

Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19.
Nga ShSKUK kanë shpresuar se ky është një zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithëshoqëror.
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 114 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19.
Sipas njoftimit 35 prej tyre janë të konfirmuar me Covid-19, teksa 85 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë./IndeksOnline/