Elektrizohen maturantët, postimi i kryetarit që i bëri ata për vete

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka qenë i pari që ka kërkuar dhe inicuar mbajtjen e maturë dhe ekskurzioneve për maturantët. Këtë kërkesë ia kishte paraqitur para pak ditësh edhe Ministrisë së Arsimit.
Pas takimit të kolegjiumit të arsimit me kryetarët e komunave dhe me ministren e Arsimit, Arberie Nagavci, është vendosur që nga 26 qershori të nis organizmi i këtyre mbrëmjeve.
Muharremaj ka ndarë menjëherë këtë njoftim duke elektrizuar maturantët e Suharekës.
Pa u bërë një orë, postimin e tij e kanë shpërndarë afër 500 maturantë, duke shprehur lumturinë për mbajtjen e maturës dhe ekskurzioneve./Indeksonline/
