Tejkalim i rrezikshëm në vendin ku kishte shumë aksidente tragjike

Në vendin ku kishte shumë aksidente të cilat ishin edhe me fatalitet është bërë një tejkalim i rrezikshëm.
Bëhet fjalë për Carralevën e Shtimës, ku vetëm në atë pjesë raportohen pothuajse çdo ditë aksidente.
Indeksonline ka siguruar pamje nga ky tejkalim i rrezikshëm, i cili mund të ketë qenë fatal.
Ky veprim sipas rregullave të trafikut është i ndaluar dhe mund të rrezikojë edhe pjesëmarrësit e tjerë të komunikacion.
Ndryshe, pas raportimit të Indeksonline, Policia e Kosovës po merr masat e duhura dhe po gjobit shoferët.